Ermal Mamaqin e kanë zili!

Prej ditësh ka një fushatë denigruese ndaj Ermal Mamaqit, showman, i përmendur tangencialisht në disa hetime për ish ministrin e Shëndesësisë Ilir Beqja dhe bizneset e lidhura me veprimtarinë e tij. Përmendja e emrit të Ermal Mamaqit është marrë si shkak për të godiur personalitetin e tij, duke i kërcënuar reputacionin dhe integritetin. Në rrjetet sociale ka dhjetëra meme (faqe, grupe) dhe komente që duan ta poshtërojnë, ta bëjnë pis, si gjithë të tjerët, për të realitivizuar edhe vjedhjet e qeveritarëve. Një pjesë paguhen me lekët e vjedhura të tenderave bashkisë.

E vërteta është se Ermal Mamaqi është një djalë i sukseshëm. Ai është mbi mesataren e djemve të moshës së tij, që ia ka dalë të rikrijojë vetveten sa herë i është dashur. Me sukses. Ai është këngëtar, aktor, humorist dhe së fundmi ka hyrë në biznesi e vet-edukimit/motivimit.

Ermal Mamaqi është 42 vjeç, ka lindur në Tiranë, nga dy prindër që quhen Luljeta dhe Drini, si dhe ka një vëlla që quhet Ermir. Babai ka punuar si mercolog dhe mamaja ekonomiste, ndërsa vëllai punon si ekonomist, por edhe si Dj. Është rritur nga gjyshja, nëna e babit.

Ermalit i është dashur të punojë në moshë të re, madje edhe të dalë në rrugë dhe të shesë paketa, fasoleta në një kuti kartoni dhe më pas pako me kafe.

Ai është një djalë besimtar dhe një besimtar nuk bën kurrë një gjë të keqe për një gjë të keq.

Latest articles

Related articles