Lulzim Basha sot për sot ska asgjë në dorë. Pushtetin e ka Edi Rama prej 10 vitesh. 95% e bashkive kontrollohen nga Partia Socialiste. Dhe prapë hallet janë kapicë.
Lulzim Basha filloi një tur takimesh duke i parë në sy qytetarët dhe iu tha planin që ka për të ndryshuar vendin përmes Partisë Demokratike dhe opozitës.
Për të qenë të vërtetë 100 % ajo që bëri Lulzim Basha quhet mikrotargetim në qytete e fshatra për të lidhur telat me qytetarët përmes shtyllave që i ka vendosur Partia Demokratike (koordinatori). E ka bërë edhe më herët, por të kufizuar në Elbasan, kur mori rezultat të shkëlqyer si drejtues politik.
Sot për sot ai ka rinovuar në masën 75 % strukturën drejtuese vertikale të PD. I kanë gjetur punës njeriun dhe jo Kolës një punë siç bëhej më parë. Nuk janë nxituar dhe kjo do të japë rezultat sepse përqendrimi tek qëndra e votimit është premtuese.
Partia Demokratike niset nga 100 mijë vota bazë (statistika të 14 majit) dhe i duhen mbi 300 mijë vota për të qenë në lojën e pushtetit. Për të bërë nga 1 në 3 vota duhet MAJA publike, ashtu siç fryhet Buka me maja, kështu duhet shtuar PD nga 100 mijë vota bazë në 300 mijë vota partie. Majaja janë njerëzit me fytyra të reja, jo më Tritan Shehu (Gjirokastër), Edi Paloka (Dr-LE), Mond Spaho (Korç apo Jozefina Topalli (Shkodër), që se kanë merituar një ditë postin ku janë sot. Duhet edhe kripa që Buka të jetë e mirë dhe që të shitet duhet një komunikim publik i qartë dhe pa kompromis. Një PD tregtare. Njerëzit duhet të dinë çfarë po blejnë. Transparenca e ingredientëve është e rëndësishme.
Sido që të jetë, një gjë është e sigurtë, Basha duhet të lëvizë politikën e tij nga qendra në periferi; teksa Edi Rama po bën të kundërtën, po tkurr me qëllim shërbimet (mjekësore, arsimore, teknologjike, etj) në periferi që ti sjellë njerëzit në qendër të blejnë apartamente mbi 1 mijë euro m2 në 400 gropat që ka hapur në Tiranë bashkë me oligarkët e ndërtimit; Basha duhet të premtojë se pa periferinë ska jetë qyteti.



