Avioni me pasagjerë ulet gabimisht në liqenin e ngrirë në Rusi

spot_img
Advertisements


RUSI- Një aeroplan me 34 pasagjerë ka bërë ulje në një liqen të ngrirë në Lindjen e Largët të Rusisë, dhe shkak duket se është gabimi i pilotit.

Askush nuk është plagosur kur aeroplani i kohës sovjetike, Antonov An-24, ka ateruar në mëngjesin e së enjtes jo shumë larg pistës, në liqenin e ngrirë Koljama.

Aeroplani ka bërë ulje në afërsi të aeroportit në Zirianka. Prokurorët kanë thënë se hetimet fillestare tregojnë se fajtor është piloti, shkruan REL.

Pasagjerët ishin nisur nga Jakutsku për në Zirianka. Në disa video të publikuara prej pasagjerëve, aeroplani është parë gati në qendër të liqenit të ngrirë, në lindje të Siberisë. Temperaturat në Zirianka ulen në deri -40 gradë Celsius në këtë kohë të vitit

spot_img

Latest articles

Related articles