Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës për kthimin në Apel dhe rigjykimin e çështjes së vulës së PD-së nga një trup e re gjyqtarësh.Përmes një komunikatë të shkurtër për mediat, PD deklaron se vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një hap drejt vendosjes së drejtësisë së vonuar për çështjen e PD-së.
Në një njoftim për shtyp, PD zyrtare thotë se “vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes se drejtesise se vonuar per ceshtjen e PD”.
“Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çeshtje, peng i procedurave juridike do te gjeje zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata qe minojne drejtesine dhe te tjeret qe i tremben forcimit te opozites.” – përfundon deklarata e PD-së.