Ndahet nga jeta Jacques Delors, arkitekti i BE-së moderne

spot_img
Advertisements

Ish-presidenti i Komisionit Evropian Jacques Delors, i cilësuar si arkitekti i BE-së moderne, ka vdekur në moshën 98-vjeçare.

Lajmin e ndarjes nga jeta e ka bërë me dije vajza e tij.

Delors ndihmoi në krijimin një tregu të vetëm duke lejuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve brenda bllokut.

Duke shërbyer nga 1985-1995, Delors hodhi gjithashtu bazat për monedhën e përbashkët evropiane, euron.

Delors, një socialist, pati një karrierë të profilit të lartë politik në Francë, ku shërbeu si ministër i financave nën presidentin Francois Mitterrand nga 1981 deri në 1984.

Por ai nuk pranoi të kandidonte për president në vitin 1995, pavarësisht se ishte në avantazh dërrmues në votime, një vendim që ai më vonë e cilësoi si “një dëshirë për pavarësi”.

Përpjekja e tij për integrim më të madh hasi në rezistencë në disa vende anëtare, veçanërisht në Britani nën kryeministren Margaret Thatcher.

“Up Yours Delors”, ishte një titull të famshëm në faqen e parë të vitit 1990 në gazetën The Sun, ku shpreheshin shqetësimet për një monedhë të vetme dhe rritjen e fuqisë së Parlamentit Evropian.

Delors më vonë themeloi institute kërkimore me qëllim të avancimit të federalizmit evropian dhe në vitet e fundit paralajmëroi për rreziqet e populizmit në Evropë, duke bërë thirrje gjithashtu për “guxim” në trajtimin e pasojave të Brexit

spot_img

Latest articles

Related articles