Seksioni Ekonomiko Financiar në policinë e Tiranës ka bindur gjykatën në lëshimin e 4 masave të sigurisë.
Konkretisht bëhet fjalë për punonjës të UKT, të cilët përmes pagave kanë arritur të vjedhin 21 milionë lekë. Konkretisht bëhet fjalë për Sigi Zhulekun dhe Erblin Lushajn për të cilët është caktuar në mungesa “arresti me burg” si dhe Rudina Lalajn dhe Azem Xhaferrin për të cilët është vendosur masa detyrim paraqitje.
Të katërta këto masa janë ekzekutuar nga policia Tiranës ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë. Ndaj punonjësve të UKT rëndojnë akuzuar “vjedhje” dhe “shpërdorim detyre”.