Poeti dhe autori, Agim Doçi ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për festivalin e 62-të të këngës. Doçi për polemikat e festivalit të 62 të këngës u shpreh se rrjetet sociale i fusin shumë hundët në këto punë dhe nuk janë kompetentë.
”Festivali ishte shumë i mirë. Mu bë qejfi pa masë për Besa Kokëdhimën që do përfaqësojë Shqipëinë në festivalin europian.
Njerëzit harrojnë që në këtë situatë nuk është e lehtë ti dhurosh njerëzve këngë.
Mua më pëlqeu festivali pasi stafi organizator ka bërë një punë dhe sakrificë të madhe.
Kënga kur shkon në pallatin e koncerteve ka përgjegjësi të madhë.
Këto rrjetet sociale i fusin shumë hundët në këto punë dhe nuk janë kompetentë,” tha ai.



