Kërcënimet e sigurisë në Ballkan

nga Sebastian Zonja

Në doktrinën e saj ushtarake, Serbia thotë se Kroacia dhe Kosova janë kërcënim për sigurinë e saj. Kroacia është në NATO, Kosova nuk është. “Nuk guxon kurrësesi Serbia me lëviz kundër Kosovës”, të thonë disa nëpër Tiranë. Janë po të njëjtët që në fillimvitet ’90 morën kazmën me shkatërru çdo armatim të ushtrisë shqiptare. Ushtria është krenari kombëtare. Fuqia e saj rrezaton siguri kombëtare. Me kazma e lopata, me tendera e hajdutllëqe, me letra me firmë e llafe tavoline arritën ta bënin atdheun siç donte Milosheviçi – me e pushtu Shqipërinë me shoqatën e gjuetarëve serbë.
Shumica e njerëzve që prodhojnë sot teza të këtilla janë pjesë e fondacioneve ndërkombëtare. Nuk bëhet shtet me mendësi shoqatash. Shteti nuk është shoqatë.
Në krye të këtij tabori dikur u vendosën edhe disa të ashtuquajtur anti-komunistë. Meqë ushtria ishte komuniste, demokracia duhej të vinte pa ushtri fare.
Sot Ballkani është në rrezik të shtuar prej shovinizmit serb. Nëse nuk e qetëson dot së brendshmi opozitën, mënyra më e mirë që ndjekin liderët e fortë si Aleksandër Vuçiçi është duke shkaktuar trazira jashtë.

Latest articles

Related articles