Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD zyrtare për Marrëveshjen me Italinë për Emigrantët

spot_img
Advertisements

Gjykata Kushtetuese nuk ka legjitimuar padinë e bërë nga PD zyrtare përsa i përket marrëveshjes me Italinë për emigrantët.

Kushtetuesja njofton se kërkesa është vendosur të mos merret në shqyrtim.

“Gjykata vlerësoi edhe jurisprudencën e saj lidhur me legjitimimin e partive politike në procedurat e kontrollit abstrakt të akteve normative, në të cilën është shprehur se statusi i tyre, në kuptim të nenit 9 të Kushtetutës si parti parlamentare ose roli që ato luajnë në formimin e vullnetit politik të zgjedhësve në të gjitha fushat e jetës publike, nuk prezumon të mirëqenë interesin e partive politike për vënien në lëvizje të Gjykatës në kuptim të nenit 134 pika 2 të Kushtetutës. Interesi quhet i justifikuar nëse arrin të provohet nga vetë partia politike se pasoja negative është e drejtpërdrejtë, reale dhe, sipas rastit, e lidhur ngushtë me funksionet e saj (shih vendimet nr. 28, datë 30.06.2021 të Gjykatës Kushtetuese)”- thuhet në njoftim.

spot_img

Latest articles

Related articles