Elon Musk dëshiron të hapë një universitet në Austin, Teksas, “i dedikuar arsimit në nivelet më të larta”.
Lajmin e raporton agjencia Bloomberg, duke cituar dokumentacionin e depozituar nga miliarderi pranë agjencisë amerikane të taksave.
Universiteti do të ketë profesorë me përvojë dhe një kurrikulë tradicionale të shoqëruar nga përvoja të drejtpërdrejta në terren, simulime dhe laboratorë.



