Gazeta e madhe amerikane “The Wall Street Journal” i ka rezervuar një vend të posaçëm artikullit të Lulzim Bashës dhe Kongresmenit Republikan F. French Hill me titull “How to Make Russia Pay for Ukraine” (Si ta bëjmë Rusinë të paguajë për Ukrainën), ndërsa si nëntitull ka “Ligjvënësit në SHBA dhe në Evropë punojnë së bashku për të bllokuar dhe orientuar asetet e ngrira sovrane”.
French Hill, është anëtar i Komitetit për punë të jashtme, Zëvendës Kryetar i Komiteti të Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve dhe i Komitetit të inteligjencës.
Nga ana e tij Kryetari i PD-së Lulzim Basha është caktuar raporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës.
Basha paraqiti një projekt rezolutë në Këshillin e Evropës që bën thirrje për konfiskimin e aseteve ruse, krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e konfiskuara dhe vendosjen e këtyre fondeve në dispozicion të financimit për projektet e rindërtimit të Ukrainës.
