Të shkosh apo jo në Tiranë?

Nga Dashnor Kokonozi
Ka një numër të madh të njohurish, miqsh e mikeshash që nëpër sinapset e neuroneve tona janë konservuar përjetësisht me sharmin e bukurinë e 30 viteve më parë, si atëherë kur i kemi parë për herë të fundit. Pa folur për bukurinë shpirtërore.
Është një privilegj i madh i atyre që jetojnë larg. Por edhe fatkeqësi.
Se është e rëndësishme t’i shohësh miqtë e të njohurit e tu të ecin në moshë bashkë me ty vetë. Se vetëm ashtu nuk e percepton në mënyrë të beftë peshën e viteve që bien mbi trupin tonë.
Këtë e kupton nga psikodrama që përjeton kur i ndesh përballë pas dekadash të tëra. Sigurisht, ndërsjelltasi. Aftësia gërryese e kohës të deprimon, ndërkohë që nuk duhet të jetë fare kështu. Jemi brenda një procesi aq të natyrshëm, sa nuk bëhet… Vetëm se duhet të mësohemi të pranojmë veten.
E kundërta të shtin frikën. Se edhe sheh që duket sikur janë ruajtur në një poçe formaline. Dhe kur i ndesh përballë thua me vete: zot i madh çfarë do t’i ketë ndodhur!
Që ta themi me Mark Aurelin: atë që nuk e shmangim dot, duhet ta pranojmë.

Latest articles

Related articles