Gaz Bardhi e Paloka “fyejnë” me SPAK Sali Berishën

Sot Gaz Bardhi dhe Edi Paloka kishin bllokuar derën e parlamentit dhe kur Olta Xhaçka shkoi për të hyrë në parlament, badigardët Gazi dhe Edi nuk e lejuan të hyjë. Badigazi i tha Olta Xhaçkës ti do shkosh në SPAK, bëji gati prangat se do shkosh në SPAK. Ky pohim i Gazit se deputetja e PS, Xhaçka, do shkojë në SPAK bie në kundërshtim me vijën e caktuar nga Sali Berisha i cili SPAK-un e ka shpallur orgaizatë kriminale dhe SKAP të Partisë Socialiste. Gazi zbuloi se nuk beson se SPAK është i Partisë Socialiste por është prokurori e pavarur që do gjykojë edhe deputeten socialiste Xhacka. Kjo i bie se Gazi rrjedhimisht tha se doktor Berisha po gënjen kur e quan SPAK-un të Partisë Socialiste sepse SPAK është i pavarur. Tradhëti dhe fyerje bëri edhe badigardi Edi Paloka i cili kur Gazi tha ketë, ai heshti dhe e pranoi me heshtje. Sapo Gazi tha se Xhaçka do shkojë në SPAK, badigardi Paloka duhet ta kishte kundërshtuar e duhet ti kishte thënë o Gazi, SPAK-u është organizatë krimiale dhe SKAP i Partisë Socialiste. Paloka nuk ja tha ketë, heshti si fija e barit, prandaj quhet se ka kryer tradhëti të lartë kundër doktor Berishës sepse ka ndihmuar që Berisha të duket gënjeshtar.

Këta tradhëtarë të profesor doktor Sali Berishës të cilët pranojnë SPAK-un si prokurori të pavarur, janë tradhëtarët më të poshtër e prej tradhëtisë së tyre lideri i madh i pluralizmit ka përfunduar në SPAK.

Lideri Berisha ka hallet e tij për momentin por sapo të qetësohet situata këta dy tradhëtarë Gazi e Paloka do i çojë në gjykatën e partisë ku aty ata do japin llogari para kryetares së gjykatës partiake Ardiana Kalaja.

Latest articles

Related articles