“Shpërtheva në lot kur vdiq Michael Jackson”. Çokollatat që më sillte burri, mi hante Lari

spot_img
Advertisements

Brikena Prifti në Vizion Plus, këtë të mërkurë na ka sjellë copëza nga jeta në fshat, por dhe si dashuronin dikur.

Gazetarja e Vizionit të Pasdites, Seldina Selimi ka udhëtuar drejt fshatit Grece në Pezë të Tiranës, ku është ndalur në familjen e Fatmir dhe Fatmira Halili, një çifti shumë modern por që kanë zgjedhur të jetojnë dhe shijojnë jetën në fshat.

Fatmira ka rrëfyer se është njohur me bashkëshortin e saj gjatë kohës që po prishje kooperativa. Ajo tregoi se i tërhoqi vëmendjen bluza ku ishte stampuar portreti i legjendës së muzikikës Pop, Micheal Jackson.

Pjesë nga biseda:

Seldina Selimi: Si je njohur me burrin?

Fatmira Halili: Jam njohur kur po prishej kooperativa. Ai kishte një bluzë me një “gocë” me flokë të gjata se kshu e njihnin shoqet, por kjo “goca ishte” Michael Jackson. Michaelin e dini të gjithë si ishte, kam qarë shumë.

Seldina Selimi: Po çokollata të sillte?

Fatmira Halili: Po normal që më sillte, po unë si haja asnjëherë, se mi hante Lari, qeni.

spot_img

Latest articles

Related articles