SPAK ka kërkuar nga Kuvendi i Republikës autorizim për caktimin e një mase tjetër sigurie për Sali Berishën.
SPAK kërkon caktimin e masës së sigurisë “Arrest shtëpie” për ish-kryeministrin. Duke qenë se Sali Berisha gëzon mandatin e deputetit dhe ka imunitet SPAK i është drejtuar Kuvendit për dhënien e lejes për caktimin e një mase të tillë.
Tashmë Keshilli për Rregulloren Imunitetin dhe Mandatet, do të njoftojë Sali Berishën dhe do të caktojë mbledhjen në lidhje me këtë çështje.
- Berisha ka të drejtë të paraqesë në Këshill me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes.
Gjithashtu ai ka të drejtë të përfaqësohet me mbrojtës ligjor, të drejtojë pyetje dhe të kërkojë sqarime në lidhje me kërkesën.
Këshilli brenda 2 javësh i paraqet relacion Kuvendit për rrëzimin ose miratimin e kërkesës së Prokurorisë.



