Ftesës së Bashës, i përgjigjet Bamir Topi, Rexhep Uka e personalitete të tjera

Kryetari i PD-së Lulzim Basha feston sot 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Nga kjo foto shihet që prezent ka qenë edhe ish-presidenti Bamir Topi dhe Rexhep Uka. Kujtojmë se Uka është themelues i PD, ish-ministër si dhe ish-deputet i Partisë Demokratike.

Në anën tjetër, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij demokratë janë mbledhur në një hotel në Tiranë. Të pranishëm janë edhe Neritan Ceka, Nard Ndoka, ndërsa Silva Caka është përfaqësuesja nga Partia e Lirisë.Sali Berisha shihet i shoqëruar nga vajza e tij Argita në ceremoninë festive që pritet të nisë me mbështetësit e Rithemelimit, ne nje salle te vogel te Tirana International.

Latest articles

Related articles