Kush mendon se Partia Demokratike e ka mbaruar misonin e saj, gabon rende!
Misioni yne eshte misioni i shqiptareve:
Ata sot kerkojne nje alternative ndaj ketij pushteti te kalbur nga korrupsioni.
Ata sot kërkojnë te marre fund teatri 30 vjecar i tranzicionit, ku sa më shumë që bëjnë sikur inatosen, aq më të mëdha i kanëhallet,
Sa më shumë bëjnë sikur janë kundërshtare, aq më të larta iqepin pazaret.
Shqiptarët i kanë kuptuar. I kanë kuptuar se cdo gjë që bëjnë e kane per veten e tyre dhe asgje në interes të Shqipërisë.
Shqiptaret i njohin mire kush jane. Prandaj po I braktisin perdite e me shume.
Dhe prandaj perdite e me shumë i kanë sytë nga ne.
Shqiptarët po na presin.
KY ESHTE MOMENTI YNE I VERTETE:
Partia Demokratike e Shqipërisë, PARTIA JONE, do të behet partia e së ardhmes së shqiptarëve, partia e interesit kombetar, partia e ekonomise se lire, partia e mireqenies se shqiptareve, partia e partneritetit te ngushte dhe te perjetshem me SHBA dhe BE.