Informacion paraprak
Në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Blinisht janë përplasur 6 automjete. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale dhe janë lënduar lehtë dy shtetas. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident.




