Rama me Inteligjencë artificiale- SPAK me inteligjencë natyrale

Gjatë fjalës në Kongresin e Partisë, Edi Rama u fokusua më shumë ishte tek modeli i qeverisjes së socialistëve gjatë viteve të ardhshme. Fjala e tij ngjau më shumë si një plan qeverisës sesa së reforme përfaqësimi politik, plani ky që siç deklaroi Rama do ta bëjë përmes një avantazhi të ri teknologjik që është Inteligjenca Artificiale.

Përveç përkthimit të letrave për në BE, Rama tha se do të përdoret AI edhe në tendera cilat janë burimi kryesor i korrupsionit duke njehsuar shërbimet dhe kriteret. AI sipas tij do të futet edhe në bujqësi, ndihmë për pensionistët, madje edhe në drejtësi.

Përkundër projekteve të Edi Ramës me Inteligjencë Artificiale, në vendin tonë SPAK po punon me Inteligjencë natyrale duke futur në burg hajdutët ordinerë të qeverisjes dhe administratës. Mesazhi i SPAK erdhi fiks në mbrëjmën e 33 vjetorit të bërtitjes së studentëve për Liri dhe Demokraci. Tek erdhi mbrëmja e ftohtë dhe dritat u fikën, në Tiranë ndodhi edhe një herë mrekullia.

Drejtorët të Bashkisë Tiranë dhe zyrtarë të ministrisë së Mjedisit janë zbuluar si masha të Arben Ahmetajt dhe pronarëve të Inceneratorëve, Zoto-Mërtiri, për të krijuar skenën 340 milion euro zhvatje me plehrat në 3 qytete.

Inteligjenca Natyrale e SPAK po i dridh leqet e këmbëve majtas e djathas. Familja Berisha është në alarm të kuq. Miqtë e Edi Ramës duke përfshirë Ilir Beqajt vizitojnë SPAK çdo të premte. Nuk mend e kalem, se Inteligjenca Artificiale është një tjetër shaskë e këtij kryeministri që ka gjysmën e qeverisë në 313-ën VIP.

Latest articles

Related articles