Fisnikët, grupi legjendar që i rezistoi kohës në 4 dekada

“Një natë sa një jetë”- Fisnikët, grupi legjendar që i rezistoi kohës në 4 dekada
Grupi i njohur pop-rock Fisnikët, i cili rriti dhe edukoi me muzikën e tij për dekada me radhë gjenerata të rinjsh ishin të ftuar në emisionin “Një natë sa një jetë” në RTSH, ku folën për karrierën dhe jetën e tyre.

Fisnikët me muzikën e tyre cilësore bënë revolucion në industrinë e muzikës duke qëndruar gjithmonë në zemrat e publikut në çdo kohë. Gjithashtu në emision ishin të ftuar avokati Spartak Ngjela, këngëtari dhe kantautori Saimir Cili si edhe këngëtarja nga Kosova Egzona Ademi.

Lideri i grupit Agim Gërguri foli për muzikën e tyre dhe për ndjesinë e mirë që ndjen kur dëgjon të këndohen këngët e tyre në çdo vend dhe nga çdo brez. Ai nuk la pa përmendur gjithashtu edhe dashurinë që ka për Shqipërinë.

“Prej kur kam qenë shumë i vogël i kemi thënë nëna Shqipëri edhe ashtu dhe vazhdojmë ti themi, tre janë qytetet që i dua shumë Prishtina, Tirana dhe Ulqini. Do të dëshiroja që kritikët të flisnin për ne. Është ndjenjë e mirë që të gjithë këndojnë këngët tona.

Ndihemi mirë që këngët tona këndohen kudo. Në të vërtet edhe në Kosovë dikur nuk kemi pasur kushte shumë të mira për të bërë muzikë rrok sepse çdo gjë kushtonte. Këngët janë krijuar për të qenë të thjeshta dhe të kapshme nga të gjithë moshat”, u shpreh këngëtari i grupit Fisniket, Agim Gërguri.

Të pyetur nga moderatorja se si e nisen muzikën rrok në ato vite, grupi Fisnikët u shprehen se në ato vite i pëlqente të dëgjonin këngë popullore dhe muzikë klasike dhe më pas filluan te luanin muzikë rrok.

Ndërsa avokat Spartak Ngjela foli për grupin “Fisnikët” duke kujtuar se këngët e tyre i ka dëgjuar që në 92-shin dhe ishin këngë nga të cilat merrte frymëzim.

“Shqiptarët e parë që kanë kënduar rrok, kishin formuar ekipin e tyre të forte. I kam dëgjuar nga vitet 92 dhe më kanë pëlqyer gjithmonë, ne rrugën “Brodwai” zakonisht këndohej rrok dhe ky grup është i parë grup shqiptar që ka kënduar rrok. Kam disa melodi që i dëgjoj, më parë lexoja vepra arti se më duhej për elokuencën më pas një mik më tha mere energjinë nga muzika. Rroku i këtij grupi dallohen në muzikën e tyre”, tha avokat Ngjela.

I pyetur nga moderatorja Blerta Tafani se çfarë i ka bere te gjithë bashke sot, Saimir Cili tha se muzika e mirë dhe cilësore.

“Është një muzikë e mirë dhe retrospektiv e viteve para 90-së dhe në vazhdim. Unë isha adoleshent kur kam dëgjuar Fisnikët. Kosova ka qenë pak më e lirë nga ana muzikore për të interpretuar qoftë edhe për të bërë rrok. Ndërsa grupet e rrokut në Shqipëri kanë filluar pas viteve 90-të. Grupet e shqiptarëve të Kosovës në ato vite ka qenë muzikë bio”, tha Saimir Cili.

Ndërsa këngëtarja Egzona Ademi foli për grupin Fisnikët si legjenda të muzikës rrok si një muzikë që nuk do të vdes kurrë.

“Janë legjenda siç janë këngët që nuk vdesin kurrë kështu do të jetë edhe muzika e grupit Fisnikët. Kam që fëmijë që i dëgjoj”, u shpreh këngëtarja Egzona Ademi.

Latest articles

Related articles