Av. Altin Goxhaj zbulon prapaskenat mes Edi Ramës dhe Endri Fugës, Soros…

Në studion e Fax News këtë pasdite, avokati Altin Goxhaj komentoi për Alesia Dostin zhvillimet e fundit politike në vend. Avokati u ndal tek Kongresi i PS-së dy ditë më parë. Ai shprehet se Rama po ia kalon pushtetin në parti dhe qeveri, pasi tani kemi parti-shtet, Erion Veliajt. Dhe për këtë sipas Goxhajt, është e interesuar mafia Soros, me ndërhyrjen direkte të Alex Soros.

Rama e largon Endri Fugën nga kryeministria jo me sherr, jo me konflikt, por si të thuash me konsensus. Pavarësisht se të dy nuk kanë një konflikt, kanë një marrëveshje, kanë një qartësi që Endri Fuga nuk mund të qëndronte më në krah të Ramës, sepse detyrat e Endri Fugës që nga viti 2007 deri më sot krah Ramës janë detyra të Fondacionit Soros për të krijuar një back-up të pushtetit të Edi Ramës dhe Erion Veliaj. Rama ecën përpara dhe ka gjithmonë një back-up prapa që është Erion Veliaj. Ecën përpara, krijon kontakte paradite, pasdite këto kontakte kalojnë tek Erion Veliaj me qëllim të ruhet vazhdimësia e pazareve dhe e kontrollit financiar të Shqipërisë dhe pasuror. Mafia lokale Soros ka influencuar pranë familjes Soros, për t’iu shpjeguar mënyra arrogante e Ramës dhe reduktimi i të gjithë pushteteve të Erion Veliajt në PS për një qeveri dhe i gjithë Sorosit lokal, mënyra se si kanë ikur të gjithë pak nga pak. Dhe i fundit që iku ishte Bledi Çuçi që u hoq nga detyra si ministër dhe të gjithë këto personazhet e tjera që kishin ikur pak nga pak. Ishin të gjithë të lidhur me Veliajn. U detyruan t’i thonë Soros se e ardhmja e tyre është e pasigurtë jo si individë por si network”, tha Goxhaj.

Latest articles

Related articles