Samir Mane: Mbaj 2 mijë lekë në xhep. Kam shumë para

Investoni në turizëm dhe nuk do të zhgënjeheni, është këshilla e biznesmenit Saimir Mane, për këdo që do të merret me biznes në vendin tonë.

Në një intervistë në “Më lër të flas”, Mane u shpreh se investimet me të ardhme të sigurt, janë ato në fushën e turizmit dhe këtu nuk përfshihen vetëm hotelet dhe bar-restorantet.

“Në Shqipëri, investimi më i mirë, më i sigurt, më afatgjatë dhe të ardhme të sigurt është turizmi. Çdo gjë që ka të bëjë me turizmin, ia vlen të investosh. Unë besoj që kjo do të jetë e ardhmja e Shqipërisë në vitet e ardhshme, nga shërbimet më të vogla, te hoteleria, restorantet e baret. Sekrete më të mëdha nuk mund të tregoj, sepse ato kushtojnë”.

Ka shumë gjëra të lidhura me turizmin, që jam i sigurt që do të duhet të rregullohen dhe të ecin më shpejt dhe mendoj që do të jetë një mundësi, që kushdo mund ta gjejë veten, theksoi biznesmeni.

Në tjetër këshillë, ai e dha për moderatorët Romeo dhe Donald Veshaj, të cilëve u sugjeroi të mos i mbajnë paratë bashkë.

“Mos i mbani për shumë gjatë. Më mirë t’i keni secili më vete. Kjo është një këshillë e vlefshme. Unë mendoj që ju duhet t’i ndani lekët”.

I pyetur se sa është pasuria e tij, biznesmeni pranoi se është një nga njerëzit më të pasur në vend.

“Është pasuria e kompanisë që humbet dhe fiton vazhdimisht në biznese. Është edhe pasuria ime personale, mos prisni t’jua them tani këtu, por është e madhe”.

Por, sa para cash mban ai me vete?

“Tani për momentin nuk kam asnjë lekë në xhep. Nuk mbaj shumë para me vete. Zakonisht mbaj 1500-2000 lekë, jo më shumë se kaq. paguaj me kartë ose në fund të muajit, pasi në 4-5 restorante shkoj gjithmonë”.

Latest articles

Related articles