SPAK kontrollon në shtëpinë e prindërve të Monika Kryemadhit

Monika Kryemadhi humbi betejën me Prokurorinë e Posaçme në Gjykatën e Posaçme ku kërkoi heqjen e sekuestros për provat e gjetura nga SPAK gjatë hetimit për lobimin e LSI në SHBA në vitin 2017, bëri të ditur në një komunikim për MCN live, gazetari Arsen Rusta.

Rusta zbulon se dje është mbajtur një seancë sekrete ku avokati i Kryemadhit ka kërkuar rrëzimin e sekuestros.

Tre javë më parë u raportua se Byroja Kombëtare e Hetimeve kishte bastisur zyrat e PL-së, ish-LSI.

Ka dy procedime penale në fakt, një sa i përket CEZ/DIA, një për lobimin në SHBA, dikur nga ish=LSI

Ka një proces të hapur për bashkëshorten e ILit Metës, anëtares së PL-së, Monika Kryemadhi.

Bëhet fjalë për kallëzime penale bërë ndaj znj. Kryemadhi si person e cila ka përfituar të mira materiale, nuk ka bërë deklarime të sakta, teksa ka mbajtur një post publik e politik.

Nga ana tjetër ne kemi zbuluar se në Gjykatën e Posaçme u mbajt një seanca sekrete më dyer të mbyllura aty ku Redi Llanaj, avokati përfaqësues i Monika Kreyemdhit, kërkoi që të rrezohet sekuestro e miratuar nga gjyqtari Erion Çela , me kërkesë të dy prokuroreve Arben Kraja, dhe Sotir Kllapi.

MCN live ka arritur të mësoj se ka pasur mandat kontrolli në banesën e prindërve të Kryemadhit, ku në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar telefona dhe prova të tjera, të rëndësishme për hetimin.

Rusta thotë se me gjithë kërkesën e avokatit të Kryemadhit për tu shpallur të pavlefshme, GJKKO e ka rrëzuar si kërkesë.

Por kur është bërë kjo kërkesë dhe pse nuk është bërë asnjëherë publik.

MCN live ka mundur të mësoj se ka pasur mandat kontrolli për ambiente ku dyshonte SPAK dhe BKH se kishte prova për llogaritje të këtij hetimi.

Edhe pse zyrtarisht nuk iu është dërguar një kërkese për autorizim Parlamentit shqiptar, ku Kryemadhi është deputete, por nga ana tjetër oficerët e BKH kanë vepruar me urdhër të Prokurorit për të kryer kontrolle në ambientet e personave të lidhur me znj. Kryemadhi.

Dyshohet se ne banesën e prindërve te Kryemadhit janë sekuestruar disa telefona dhe prova të cilat SPASK i konsideron të rëndësishme. Poashtu dje SPAK ka kërkuar që këto prova të mbeten ende të sekuestruara për llograi të këtij procedimi penal që lidhte me lobimin në SHBA.

Se çfarë kanë këto prova, se sa janë të vlefshme, mbetët për tu parë, por Kryemadhi kërkoi të shpallen të paligjshme dhe të mos merren si prova. Këtë kërkesë gjyqtari Çela e la në fuqi, pra vendimmarrjen e mëparshme.

Latest articles

Related articles