Gazetari Arbër Hitaj ka radhitur ato që ai i konsideroi “pika të dobëta të buxhetit 2024”.
Sipas tij kryesorja është bujqësia. “Kemi reduktim të fondeve për bujqësinë, të cilën e ka pranuar vetë ministrja Denaj, por që edhe mund të rishikohet në korrik” tha Hitaj.
Si shqetësim të dytë ai përmendin taksimin e profesioneve të lira. “Do të goditet pjesa më e shëndoshë e shoqërisë, shtresa e mesme që ka Shqipëria, gazetarë, kameramanë, fotografë, gjë që nuk ka ndodhur më parë” tha gazetari Arbër Hitaj.
Disa nga profesione që do jenë pjesë e skemës, janë avokatët, fotografët, arkitektët, kontabilistët, dentistët, farmacistët, dizajner, përmbaruesit, videografët, specialistë IT etj. Por një listë të plotë të kategorive që përfshihen në tatim sipas nenit 14 të ligjit për tatimin mbi të ardhurave do ta miratojë Këshilli i Ministrave.
Kategoria e profesionistëve të lirë do tatohet në mënyrë progresive me dy fasha.
Ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 23% tatim



