ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar sërish në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar disa javë më parë me Shqipërinë për strehimin e refugjatëve.
Meloni ka thënë se kjo marrëveshje është e dobishme dhe sipas saj mund “të përfaqësojë një precedent që mund të bëhet në shumë vende në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Nuk e di pse e majta e konteston kështu, ndoshta sepse shpresojnë se ne nuk do të arrijmë ta zgjidhim problemin, gjë që shpresojmë ta bëjmë në një realitet në të cilin përballemi me flukse të paprecedentë.”
Marrëveshja me Italinë ka sjell debate të forta edhe në venin tonë. Partia Demokratike e ka çuar ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese këtë marrëveshje. Kjo vjen pas deklaratës që bëri me dije dje kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi.



