Murrizi: Argita pyeste ku gabuam! Të pyesë Berishën

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama, ish-deputeti Myslim Murrizi u shpreh se Kuvendi i PD-së ishte i lajmëruar nga vetë Berisha dhe prandaj ai ishte i votëbesuar para.

Murrizi: Kuvendi ishte i lajmëruar nga vetë Berisha dhe prandaj ai ishte i votëbesuar para. Do të doja që të ishte një kuvend pune. Nuk duhet të diskutonte njeri pas Berishës, sepse nuk duhet të ishin fotokopje të tij. Duhet të diskutonin njerëz që nuk janë pak aty sepse nuk jemi të gjithë dakord me të.

Diskutim i ndryshim ishte ai i bashkisë së Kavajës, dhe diskutimi i dytë ishte ai i Malltezit, duke drejtuar pyetje se ku gabuam. Doja t’i përgjigjem se ku gabuam, ku gabuan ata, jo kryetar e degëve. Duhet të pyeste babain e vet. Ne gabuam se nuk respektuam atë sallë. Elita e PD-së pas 2005 nuk i pyetën më ata njerëz. Sollën njerëz pa kontribut në politikë. Sot nuk ke asnjë nga drejtorët e mëparshëm. PD-ja i promovoi ata.

Latest articles

Related articles