I morën drejtoreshës së Vilma Nushit 50 mijë euro përmes mashtrimit! Njëri prej të arrestuarve, djali i dajës i Florian Gjergjit!

Kristjan Lukaj është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. I riu nga Shkodra u arrestua një ditë më parë nga Policia gjatë operacionit “Repeat” i zhvilluar nga Krimi Ekonomik.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me Alban Gjoni dhe Rudor Balla kanë mashtruar drejtoreshën e kompaninë marketing & distribution nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si Vilma Nushi.

Kristjan Lukaj rezulton të jetë kushëriri i Florian Gjergjit (djali i dajes) ky i fundit vijon të jetë në kërkim i dyshur si koka e grupeve që kanë kryer edhe më parë mashtrime të tilla.

Lukaj ka thënë para togave të zeza se nuk kishte dijeni se çfarë po ndodhte dhe për skemën e mashtrimit që kishte krijuar Florian Gjergji, Alban Gjoni dhe Rudor Balla. Sipas deklaratave të Lukajt ai ka lëvizur me makinë për të marrë paratë, gjë të cilën ia kishte kërkuar Florian Gjergji, pa i treguar se po mashtronin.

Ndërkohë Alban Gjoni dhe Rudor Balla dyshohet se janë përsonat që nëpërmjet mesazheve i kanë kërkuar paratë drejtoreshës në kompaninë e Vilma Nushit.

Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur edhe një 25 vjecar F. L.

Më herët janë sekuestruar 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet.

Pas këtyre skemave të mashtrimit dyshohet se fshihet shkodrani, Florian Gjergji i cili është në kërkim.

Sipas hetimeve rezulton se Gjergju krijonte skemat mashtruese dhe më ps përfshinte të tjerë për të vepruar në terren, për të përfituar shuma të mëdha parash nëpërmjet mashtrimit.

Latest articles

Related articles