Rama takim me Erdogan dhe Aliyev në Abu Dhabi

spot_img

Për 12 ditë me radhë, liderë, organizata dhe entitete në mbrojtje të klimës dhe mjedisit, shkencëtarë, studiues dhe partnerë, do të jenë pjesë e paneleve në Samitin më të madh në botë që trajton çështjet e klimës.

Samit botëror të klimës i munguan Presidenti i SHBA- së Xho Biden, Papa Françesku, të cilët nuk iu bashkuan punimeve të Samitit, i cili konsiderohet tejet i rëndësishëm për krizën globale të klimës. Mbreti Charls, Presidenti i Indisë, ish-kryeministri britanik Blair janë disa prej liderëve që i janë bashkuar ngjarjes më të madhe ku përcaktohen objektivat e prioriteteve dhe menaxhohen fondet e fatkeqësive natyrore.

200 mln dollarë u mblodhën në ditën e parë të samitit të klimës në Dubai, në atë që konsiderohet si vendim historik për të mbështetur dëmet e klimës. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gjermania ishin bashkë financueset kryesore me rreth 100 mln dollarë secila, të ndjekura nga Britania, SHBA dhe Japonia.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin e Turqisë Rexhep Tayip Erdogan dhe Presidentin e Azerbajxhanit.

Shkodrani tha se më 2 dhjetor Kryeministri Rama do i drejtohet me një deklaratë Samitit Botërorë të Klimës, ku do të përqendrohet në çështjet e energjisë së rinovueshme pasi Shqipëria synon që deri në 2023-ën të jetë plotësisht e varur nga energjia e rinovueshme.

Çështjet e klimës dhe energjisë mbeten prioritare për OKB pasi vende të ndryshme të botës po përballen me fatkeqësi natyrore dhe probleme me ushqimin.

Latest articles

Related articles