Ekzekutimi në Tiranë – Ky është personi që u vra dhe i plagosuri

spot_img
Advertisements

Tronditet Tirana. Një person është ekzekutuar mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Fatos Shupi” në Laknas.

Sipas policisë pas një konflikti, Maliq Marku rreth 70 vjeç ka vrarë me armë zjarri Shefqet Hasën rreth 55 vjeç si dhe ka plagosur Besim Keqën rreth 50 vjeç.

I plagosuri Besim Keqa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Mësohet se një kanal në afërsi të banesës ka qenë motivi i përplasjes mes fqinjëve Maliq Marku, Shefqet Hasa dhe Besim Keça, që sot degradoi deri në përdorimin e armëve. Ata janë konfliktuar prej kohësh për pronësinë e kanalit, teksa ditën e sotme Marku ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të dy fqinjëve të tjerë.

spot_img

Latest articles

Related articles