Vihet në pranga 25-vjeçari, Rodrigo Lulaj, punonjësi tjetër i DRSHTRR Elbasan që u shpall në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Fraud”.
Në pranga dhe një 38-vjeçar, Mariglen Zanuni, i cili bashkëpunoi me 3 shtetasit tashmë të vënë në pranga, për shitjen e 3 automjeteve që i morën me qera, të cilave i hoqën GPS dhe i falsifikuan dokumentet.



