Dalin detaje nga aksidenti tragjik ku humbi jetënì 34 -vjeçari, Arlind Qendro, banor i Sarandës. Duke udhëtuar me mjetin e tij ka dalë nga rruga ku fillimisht është përplasur me bordurën e rrugës dhe pastaj ka rënë poshtë.
Për rrjedhojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit në afërsi të Hotel “Panorama”.



