Sali Berisha mohon Erzen Breçanin pas arrestimit: Nuk ka qenë kurrë afër meje, jam për ligjin!

spot_img
Advertisements

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk e ka njohur Erzen Breçanin (i arrestuar nga SPAK) gjatë kohës që ai ka qenë në Polici.

Komentet Berisha i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se Breçani nuk ka qenë kurrë afër tij, por vetëm ka qenë një mbështetës i opozitës.

Ndërsa kur u pyet për momentin e sulmit me grusht në bulevard, Berisha tha se Breçani nuk bëri asgjë tjetër, veçse e shpëtoi agresorin nga dhuna e ushtruar nga badigardët e tij.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Pyetje: Së fundi SPAK ka arrestuar një nga njerëzit që ka qenë më afër teje, Erzen Breçanin, keni një koment për këtë?

Berisha: S’ka qenë kurrë më afër meje, e kam njohur kur ka lënë Policinë, kur ka qenë në Polici nuk e kam njohur fare. Ka qenë mbështetës i opozitës, i djathtë dhe nuk e kam njohur. Kam atë komënt që kam bërë edhe mbrëmë. Jam për ligjin dhe vetëm ligjin.

spot_img

Latest articles

Related articles