Antimafia godet një organizatë kriminale italo-shqiptare| EMRAT

Karabinierët në Itali kanë arrestuar 40 persona si pjesë e një operacioni antidrogë i quajtur “Familja dhe Miqtë”, në kuadër të cilit u godit një organizatë kriminale italo-shqiptare që vepron në Sardenjë me degëzime edhe në Liguria, Toscana, Emilia Romagna, Marche dhe Abruzzo.

Në burg u lanë 22 persona, ndërsa 18 janë në arrest shtëpie, ndërkohë mediat italiane kanë publikuar emrat e tyre.

Shqiptarët e arrestuar janë: Elton Barja, 44-vjeç; Klodjan Doda, 43 vjeç; Gentian Hoxha, 35 vjeç; Sokol Keçi, 52 vjeç; Genci Kormaku, 54 vjeç. Ndërsa në arrest shtëpie është lënë Frederik Velaj 46 vjeç.

Në krye të grupit kriminal ishte një burrë nga Quartu Sant’Elena që menaxhonte marrëdhëniet me Spanjën për importin e hashashit dhe me Shqipërinë për kokainë, shkruajnë mediat italiane. Gjatë hetimeve, të cilat kanë zgjatur disa muaj, janë sekuestruar sasi të mëdha hashash, marihuanë dhe kokainë

Latest articles

Related articles