SPAK lëshon urdhër arrest edhe për Ervin Matën

Të tjera detaje janë zbardhur nga operacioni i SPAK, ku janë lëshuar 11 urdhër arreste të akuzuar për vepra të renda kriminale.

Urdhër arrest është lëshuar edhe për Ervin Matën, i cili ka qenë i përfshirë në një ngjarje të rëndë në zonën e ish-Bllokut, ngjarje e ndodhur në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Ai u vete dorëzua pas 6 muajsh në drejtorinë e policisë së Tiranës ku dëshmoi dhe tregoi gjithçka ndodhi natën e 4 tetorit 2018.

Mata ka mohuar që të ketë qëlluar me armë, apo edhe me grusht. Arratinë për gati 6 muaj, ai e argumentoi me faktin se ishte larguar pasi ishte i frikësuar.

Kujtojmë që në operacionin e sotëm (20 nëntor) të SPAK është vënë në pranga Erzen Breçani dhe djali i tij i madh si dhe shefi i krimeve të komisariatit numër 6.

Akuzat për 11 te dyshuarit janë, pastrim parash grup i strukturat kriminal trafik droge sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

Latest articles

Related articles