Luan Baçi: Flakadanët i futën në parlament deputetët e PS. Ne i ndezëm

Deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi, ka lëshuar një lajm të fortë sot në Top News. Baçi ka zbuluar se kapsollat, fishekzjarët dhe tymueset janë futur në seancën kaotike për Buxhetin, nga deputetë socialistë.

“Të gjithë kujtojnë se mjetet shpërthyese u futën nga ne, sikur u futën nga disa deputete opozitare të fshehura në shishe parfumi. Por e vërteta është se u futën nga deputetë socialistë, pasi vetëm ata nuk u kontrolluan nga Garda para nisjes së seancës”, deklaroi deputeti Baçi.

Pas kësaj deklarate të sinqertë, gazetari Hoxha dhe moderatorja i kujtuan deputetit Baçi se me këtë fakt që zbuloI, sapo ka konfirmuar akuzat se Berisha dhe ndjekësit e tij janë në bashkëpunim me Edi Ramën dhe e gjithë “lufta” në parlament është një farsë.

Latest articles

Related articles