Antimafia italiane dënon edhe 8 shqiptarët pjesë të Ndraghetta – EMRAT

Redaksia zbardh emrat e shqiptarëve nën akuzë në një nga processt më të mëdha kundër mafias kalabreze Ndrangheta.

Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979, dënohet me 5 vite e 10 mijë euro gjobë. Akuza kish kërkuar 17 vite burg.

Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971 dënohet me 6 vite e 3 muaj burg, e 16 mijë euro gjobë. Akuza kish kërkuar 16 vite e 6 muaj burg.

Floriand Tahiraj lindur në Vlorë më 22/02/1983 u la i lirë. Akuza kërkoi 16 vite e 9 muaj burg.

Robert Lazaj dënohet me 18 vite e 6 muaj burg. Akuza kërkoi 22 vite burg.

Me 11 burg është dënuar dhe ish parlamentari i Forza Italia Gisnluca Pittelli.

Me 30 vite burg janë dënuar bosët mafiozë Saverio Razionale, i San Gregorio d’Ippona e Domenico Bonavota, boss i Sant’Onofrio.

Mes të denuarve dhe nje ish financierë e ish tenent kolonel i repartit të Karabinierëve.

Ky megaporces është rrjedhë e operacionit të koduar “Rinascita Scott” i cili ka u ekzektua më dhjetor të 2019 pas disa vitesh hetimi të antimafias italiane.

Roli i shqiptarëve ishte furnizimi i ndranghetistëve me marijuanë e hashash që vinte nga Shqipëria përmes portit të Barit, Trafikimi realizohej përmes një grupi trafikantësh shqiptarë me bazë në veri të Italisë, shumica e të cilëve në rajonin Toskana.

Ndrangheta ka në zotërim mijëra miliarda euro që i investon në ato vende ku ka më pak rezistencë.

“Rinascita Scott”, vë nën bankën e të akuzuarve rreth 325 persona, mafiozë e bashkëpuëntorë me ndranghetan, të përfaqësuar nga një ushtri prej 600 avokatësh mbrojtës. Mes të të arrestuarve janë dhe 8 shqiptarë;

Orkind Cobaj i lindur në Shqipëri më 20/08/ 1992 e i shpallur në kërkim;

Ydaj Hoxhaj, lindur në Shqipëri më 04/01/ 1991;

Robert Lazaj lindur në Mekat të Vlorës më 29/08/1972;

Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979;

Lulëzim Shkurtaj lindur në Shqipëri më 27/05/1987;

Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971;

Floriand Tahiraja lindur në Vlorë më 22/02/1983;

Lavdosh Serani lindur në Shqipëri më 01/06/1975.

Ky megaporces është rrjedhë e operacionit të koduar “Rinascita Scott” i cili ka u ekzektua më dhjetor të 2019 pas disa vitesh hetimi të antimafias.

Latest articles

Related articles