5 kryebashkiakët që po verifikohet për dënime jashtë vendit

Tetë vite më parë, Politika e vënë nën presionin ndërkombëtar dhe publikut u detyrua të miratojë ligjin për të shkëputur lidhjet e saj me krimin dhe katapultimin e krimit në politik, duke nisur në parlament e zyrat e pushtetit lokal.

E teksa ky ligj është në fuqi, ka përjashtuar mbi 20 deputet e kryebashkiakë duke u ndërprerë mandatin ndërsa ende ka prej tyre që janë në verifikim dhe përballen me drejtësinë.

Emisioni “FactCheck” sjell emrat e 5 kryebashkiakëve të cilët janë verifikuar dhe po verifikohen nga kjo njësi.

Kryetar Bashkie në detyrë të cilët kanë fshehur dënimet e tyre dhënë nga autoritetet e huaja janë, Kreshnik Hajdari (Bashkia Kuçovë); Qerim Ismailaj (Bashkia Mallakastër).

Ndërsa 3 (tre) Kryetar Bashkie të tjerë janë në proces verifikimi dhe pritet mbërritja e letër porosive nga jashtë vendit.

Ata janë Kristian Shkreli, kryebashkiak i Vaut të Dejës i cili rezulton se s’ka deklaruar një dënim nga autoritetet italiane.

Miftar Dauti, Kryebashkiaku Hasit, për të cilin ishte komisioni shtetëror i zgjedhjeve që kërkoi verifikim pas një denoncimi se Dauti ka fshehur dënime të marra nga autoritetet Serbe dhe ato Kosovare.

Pjesë e listët së Kryebashkiakëve të zgjedhur që po verifikohen nga dekriminalizimi është edhe Dhionis Fredi Beleri, i cili përtej rezultatit të 14 majit ende s’ka nisur punën dhe ndodhet në qeli i arrestuar për aferën e korrupsionit zgjedhor.

Kryetar Bashkive në sitën e Dekriminalizimit

  1. Kreshnik Hajdari (Bashkia Kuçovë);
  2. Qerim Ismailaj (Bashkia Mallakastër).
  3. Kristian Shkreli (Bashkia Vau i Dejës)
  4. Miftar Dauti (Bashkia Has) 5.Dhionis Fredi Beleris (Kryetar Bashkie Himarë) i Zgjedhur i Pabetuar

Latest articles

Related articles