1500 $ për letra false! Policia zbulon rrjetin e trafikantëve, gënjyen futbollistin


Kontrollet e policisë kufitare në Rinas kanë zbuluar rikthimin e një skeme e cila prej disa vitesh ishte “harruar’.

Viza me pagesë të kripur dhe letra e ftesa pritje false me klubet shqiptare të futbollit për të ardhur nga vëndjet e lindjes apo afrikës në Rinas.

Për shtetas të ndryshëm apo edhe si në rastin në fjalë të një futbollisti që ëndërronte të prekte stadiumet shqiptare.

Kontrolli i vizës dhe celularit të Adama W. Konaté nga Bregu i Fildishtë ka zbuluar se për 1500 dollarë ai ka mbërritur deri në Rinas.

Para hetuesve ai ka treguar se kishte ardhur të lunate me ekipin e fubollit Korabi, por pas verifikimeve ka rezultuar se ftesa e lëshuar në emër të këtij klubi ishte e falsifikuar. Ndërsa deri në Rinas ai kish ardhur pas bisedës me një trajner që i ka marrë paratë duke e joshuar se do e sillte në shqiëpri për gola.

Në dosjen e siguruar thuhet se “Nga e policisẽ giyqësore është bërë kqyrja e telefonit tè shtetasit Adama Ë Konate ku është konstatuar gjetja e vizës elektronike shaqiptare me nr. ALO0190040E, e lëshuar në Kairo, Egiipt me datë lëshimi 18.10.2023, e vlefshme deri mẽ datën 17.01.2024, ftesa nga Klubi i Futbollit Korabi si dhe numrat e celularëve të deklaruar më sipër”.
Hetuesit kanë bërë verifikime edhe tek sekretari i klubit Korabi i cili e ka mohuar këtë fakt, shetasi Donald Mziu.

Në këtë skemë rezulton se është i përfshirë tashmë një shtetas i ndaluar me liçensë trajneri çertifikuar edhe nga Uefa me banim në Francë me origjinë Kosovare, Futbollisti nga Bregu i Fildishtë e njihte atë me emrin Ridell.M dhe ai do e priste ta çonte tek klubi.

Hetimet po ndiqen nga sektori i kufirit dhe migracionit, nërsa është kërkuar informacion edhe nga shërbimi diplomatik shqiptarë se si ka mundur të marrë shtetasi nga Bregu i Fildishtë një vizë me letra false nga një klub futbolli. Nga ky informacion ka rezultuar se viza është e falsifikuar.

Latest articles

Related articles