Rruga Milot-Balldre do të jetë me pagesë për qytetarët! Në dhjetor hapet gara për koncesionin

Në muajin dhjetor do të rihapet gara për dhënie me koncesion të ndërtimit të rrugës Milot-Balldren-Kufiri i Malit të Zi. Lajmi është dhënë nga Ministria e Infrastrukturës në Komisionin e Ekonomisë, kur bëri të ditur se kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, ndryshe nga sa ishte plani i parë i koncesionit.

Gara për këtë projekt u hap në vitin 2018 pas një oferte të pakërkuar që bëri aso kohe kompania ANK e cila u shpall edhe fituese e këtij segmenti që ka gjatësi rreth 18 kilometra, ku vlera e tenderit ishte 161.5 milionë euro dhe kontrata PPP do të zgjasete 13 vite. Por teksa pritej të nisnin punimet Ministria e Infrastrukturës njoftoi se koncesioni ishte anuluar.

Latest articles

Related articles