Basha takim me demokratët dhe qytetarët në Londër

Kënaqësi të bisedoja me bashkëqytetarët tanë në Londër 🇦🇱🇬🇧. I njoha me propozimin e Partia Demokratike e Shqipërisë për votën e diasporës dhe listat e hapura.

Qeveria nuk është e interesuar për votën e diasporës, sepse atë as nuk e blen, as nuk e manipulon dot.

Ne duam që vota e shqiptarëve të jetë e barabartë, s’ka rëndësi nëse hidhet në Vlorë, apo në Kukës, në Tiranë, apo në Durrës, në Londër, apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Itali apo Greqi, vota duhet të jetë e barabartë.

Prandaj kemi propozuar që Shqipëria të funksionojë si një zonë e vetme elektorale, sistem i njëjtë me Kosovën.

Propozimi i dytë janë listat e hapura. Ai, ose ajo që ka mbështetjen më të madhe të qytetarëve, do të jetë përfaqësues i qytetarëve. Dhe do të marrin fund paradokset, ku sot në Kuvend kemi deputetë që kanë mbledhur 300 vota dhe jashtë Kuvendit kandidatë që kanë marrë 9600 vota.

partiademokratike #ndërtojmëtëardhmen

Latest articles

Related articles