PD, Ing. Duleviç: Ujësjellësat do jepen me konçension njëlloj si sterilizimi !

spot_img
Advertisements

Nga Azmer Duleviç

⚠️Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka prezantuar projektligjin “Për sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm, largimit, grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura urbane”, ku një nga alternativat është dhe dhënia e shërbimit me koncesion.

📄Neni 25 ⤵️

Marrëveshjet koncesionare dhe partneriteti publik privat

Dhënia me koncesion, apo me një marrëveshje të partneritit publik privat, e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm, largimit, grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura urbane bëhet në përputhje me ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat dhe aktet nënligjore, që përcaktojnë kërkesat dhe procedurat përkatëse.

Studimi përkatës i fizibilitetit i kryer nga njësia e vetëqeverisjes vendore përkatëse për dhënien me koncesion, ose nëpërmjet një marrëveshjeje të partneritetit publik privat, miratohet parimisht nga ministria përgjegjëse për infrastrukturën dhe nga ERRU-ja, brenda 3 muajve nga paraqitja e tij.

Vetëm pas marrjes së miratimit, sipas pikës 2 të këtij neni, njësia e vetëqeverisjes vendore vijon me procedurat e parashikuara në ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat.

Një pyetje kam, do lini gjë tjetër pa i vjedhur këtij vendi❓

spot_img

Latest articles

Related articles