Vetingu në politikë, arsyeja që goditet Lulzim Basha – REDAKSIONALE

spot_img
Advertisements

Partia Demokratike ka propozuar një projekt-ligj në Kuvend për vetingun e politikanëve, i marrë si model pas vetingut të gjyqtarëve, prokurorëve dhe policisë së Shtetit. Sipas propozimit të Lulzim Bashës do të ndërhyhen në ligjin e ILDKPI për të ngritur një trupë me 5 antarë, të përzgjedhur nga parlamenti, për të krijuar një filtër si garanci për demotivimin e lidhjeve të krimit me politikën.

Nisma në thelb nuk është e PD, por e pritshmërisë së lartë të publikut. Basha ka artikuluar një nevojë urgjente për të ndarë miellin nga krundet. Prej shumë vitesh Shqipëria ka nevojë për pastrim në sallat e politikës, sepse janë përzjerë keq të korruptuarit me të pakorruptuarit.

Pastrimi i politikës po tentohet të bëhet edhe me Non grata, edhe me SPAK Zbulimi i pasurisë së fshehur të ish zv.KM Arben Ahmetaj, me prestanome, me partnerë, ka hapur derën krimbjes në para të zyrtarëve të lartë të Shtetit. Pasuria e sekuestruar e J. Malltezi, dhëndërr i ish kryeministrit Berisha, i cili sipas SPAK me 130 m2 ka vënë pasuri 5.4 milion euro dëften për kapjen e shtetit, me ndihmën e vjehrrit.

Ata politikanë që mund të justifikojnë pasurite e tyre, le të vazhdojnë. Vetedeklarimet e pasurisë nuk pijne më uje dhe janë të dështuara. Ahmetaj, Malltezi e të tjerë në letra figurojnë në rregull. Por nëse heton me thellë siç ka bërë SPAK kupton se pasuria është vënë në kurriz të shtetit dhe qytetarëve të vjedhur nga klasa politike.

Askush nuk mund të bëjë një politike të pastër, nëse pasurinë e tij dhe te famijes se tij nuk e ka të pastër. Kanë hyrë në politikë me duart në xhepa dhe sot janë me vila me 12 tualete dhe Kala Surreli.

Berisha nuk e di sesa para ka sepse janë produkte të shokut Enver ku gjithçka në Shqipëri iu takon. Meta e di sesa para ka dhe ka frikë. OSBE i ka numëruar Edi Ramës me 200 milion euro para shumë vitesh, para konçesioneve dhe PPP.

Kjo është arsyeja që Lulzim Bashën po e sulmojnë nga shumë anë- soc dhe foltoristë. Ai nuk ka hyrë në politikë i varfër. Ka hyrë ditën e parë me të paktën 1 milion euro të bëra me punë dhe veprimtari të ligjshme në UMNIK.

Ai është vetëofruar ta nisë i pari vetingun. Ky vetofrim është për tu vleresuar, por trekendeshi e tall, sepse e dinë që pas tij, e kanë radhën ata. Ata kanë shumicën e votave që të mos e miratojnë projektligjin për veting në politik.

Absurdi është që foltoristët po e shkaterrojnë PD pikërisht me këtë temë të vettingut. Një detaj vetingu është çështja “Partizani” dhe Berisha nuk shkon në SPAK. Imagjino sikur të kërkohet një skanim i plotë për pasuritë e të gjithë politikanëve. Në çdo parti psh do të duhet që vetingu të nisë nga çdo kryetar dhe çdo kryesi.

spot_img

Latest articles

Related articles