Aksidenti te mbikalimi i Liqenit, Policia: Viktima është student i Akademisë së Sigurisë (EMRI)

Një i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rreth orës 15:00 të ditës së sotme në Tiranë.

Policia bën me dije se dy makina janë përplasur, teksa një prej mjeteve ka humbur kontrollin dhe është batuar disa herë në autostradë.

Për pasojë ka humbur jetën Arjan Shanaj, student i Akademisë së Sigurisë.

“Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë)”, bën me dije policia e Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Latest articles

Related articles