Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar disa produkte ushqimore, të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit.
Sipas AKU, produktet e skaduara të sekuestruara në një subjekt tregtar në Tiranë, përfshijnë sallamra, biskota, cornflakes, ëmbëlsira, brumëra, fruta të ngrira, gjalpë, kos dhe 8 litra produkte qumësht, vaj ulliri dhe majonezë të markave të ndryshme.
Gjithashtu, subjekti në fjalë është gjobitur me 500,000 lekë.
Mirëpo këto kontrolle janë sa për sy 2 faqe sepse kontrollet janë me kampion dhe fshehin qindra raste abuzimesh nga inspektorët që mbyllin sytë para shkeljeve.



