Atentatorët e Kushtetutës dhe sistemit zgjedhor prodhuan këta deputetë!

nga Marsid Gupi

Atentati ndaj Kushtetutës dhe sistemit zgjedhor për zgjedhjer parlamentare ka si ekzekutorë, Edi Ramën dhe Sali Berishën! Duke ndryshuar mënyrën e zgjedhjes të deputetëve nga vullneti i drejtëpërdrejtë i popullit tek lista e kryetarëve, formacionet politike u kthyen në formacione besnike të liderave të tyre! Edi Rama dikur i detyronte deputetët të përlesheshin me forcat e policisë tek zyrat e komisionit qëndror të zgjedhjeve ndërsa sot Sali Berisha i detyron të hipin sipër kanjgjellave ose t hyjnë nëpër dritare. Cila është simbolika e këtyre veprimeve? Nëqoftëse ligji është gardh ne i kalojm sipër? Nëse ligji është institucion ne i futemi nga dritarja për tu përballur me të jo nga dera siç futet çdo qytetar i ndershëm? Por cili fenomen i prodhoi këta deputetë , që shkuan në këto sjelle qesharake cirkulatorësh?!
Listat zgjedhore sipas preferencës së kryetarëve, dhe mosqarkullimi i elitës politike. Platforma e Lulzim Bashës për kërkesat e tij ku njëra prej tyre është dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor janë zgjedhja e duhur.
Lideri historik i rriciklimit të elitës u shfaq mbas kangjellave dhe në dritaret e kuvendit duke bërë veprime cirkulatori sic thoshte Seneka. Cirkulatorët kanë qenë artistë rrugësh të cilët thoshin shprehje të bukura ose bënin numra magjie për të marrë vëmëndje ose të holla nga turmat. Numri i magjisë këtë rradhë ishte si të jemi në parlament pa hyrë nga dera? Magjia u realizua duke hyrë nga kangjellat e hekurit në të cilën flamuri u rrezikua të valvitej dhe nga dritarja Salianji duke gridëruar me bluzën e Braço di Ferros!

Latest articles

Related articles