Turqi, protestues pro Hamasit sulmojnë bazën bërthamore amerikane në Incirlik (VIDEO)

spot_img
Advertisements

Protestues pro-Hamasit kanë sulmuar portat e bazës ajrore Incirlik në Turqi, ku ndodhen ushtarakë amerikanë. Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një videoje nga Diliman Abdulkader, i cili është një kolumnist.

Në bazën ajrore Incirlik në Turqi, e cila administrohet nga ushtria amerikane, ndodhen edhe 50 bomba bërthamore. Siç shihet nga pamjet, ndërhyrja e policisë turke ka qenë e fortë, me gazlotsjellës, duke qenë se baza amerikane mban brenda saj armë bërthamore.

Protesta pro Hamasit ka pasur në disa vende të botës, edhe në Turqi, por jo pranë bazave amerikane bërthamore. Turma e protestuesve ka qenë e vogël dhe është shpërndarë menjëherë nga forcat turke të sigurisë.

https://x.com/OCOCReport/status/1721276401939030174?s=20
spot_img

Latest articles

Related articles