“Rama nuk e kontrollon SPAK”, Zekthi: U mundua të ndikonte në zgjedhjen e kryetarit


Gazetari Fitim Zekthi tha në një intervistë për Euroneës Albania se kryeministri Edi Rama tentoi të kontrollonte SPAK duke ndikuar në zgjedhjen e kreut të këtij institucioni.

Sipas tij, Rama ka bërë veprimin më të ulët që mund të ketë bërë një politikan në botë, kur deklaroi se mandati i ambasadorit amerikan ka mbaruar për t’i treguar SPAK të zgjedhin në krye atë që donte ai.

“Rama është përpjekur egërsisht të kontrollojë SPAK, por nuk e kontrollon dot. Ka bërë një veprim më të poshtrin në botë që mund të bëjë një politikan, nuk ka ndodhur as në Kubë, as në Kinë. Ka dalë dhe ka thënë që mandati i ambasadorit amerikan ka mbarur në kohë kur do zgjidhej kreu i SPAK për t’i treguar SPAK zgjidhni atë që dua unë dhe është detyruar ambasadorja amerikane të qëndroj disa muaj pas mandatit, të shkojë në mbledhjen e KLP që të mos zgjidhej ai që donte Rama, ka qenë një luftë e egër dhe kjo është luftë e mafies”, tha ai.

Latest articles

Related articles