E shtunë e “zezë” ! Pas vajzës në Vlorë, vdes i riu në Durrës – Probleme depresioni

Dy të rinj kanë ndërruar jetë brenda rreth dy orëve në Vlorë dhe në Durrës. Fillimisht paraditen e sotme një vajzë, 22-vjeç në Vlorë nga kati i pestë përfundoi mbi një makinë duke gjetur vdekur në vend. Ende nuk dihet nëse vajza vuante nga depresioni dhe u hodh vetë apo ishte aksidentale.

Pak më pas një tjetër lajm vjen nga Durrësi. Një i ri, po 22-vjeç ka rënë nga pallati ku banonte duke përfunduar në tarracën e katit të 4-të. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 3 të qytetit. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Latest articles

Related articles