Shkrimi i BBC, Zekthi: Asgjë e re për PD dhe Bashën. Çështja ‘McGonigal’ tregoi…

Analisti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Fitim Zekthi i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për investigimin e BBC-së për lidhjet ruse.

Sipas tij, në investigim nuk kishte asgjë të re për Partinë Demokratike, teksa këmbënguli se 500 mijë dollarët kanë dalë nga PD për të lobuar në SHBA dhe jo nga Rusia.

Ndër të tjera ai tha se nuk ka hetim për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ndërsa shtoi se ‘bëhet gurgule e madhe, kryedemokrati do duhet ta sqarojë sërish çështjen’.

“Kjo kompani kryen partneritete të tjera me kompani të tjera në Britani. Dyshohet se këto kopani janë përdorur për pastrim parash nga politikanët rusë që i fshihen sanksioneve ndërkombëtare. Por, nuk ka asgjë aty se Basha ka marrë para ruse. Kjo që publikon BBC nuk ka asgjë të re në lidhje me Bashën dhe PD-në.

Ky 500 mijë dollarë i lobuar në SHBA kanë dalë nga Shqipëria. Kanë kaluar në Rusi, por jo se janë para ruse. U pa që nuk janë para të Rusisë. PD ka paguar 500 mijë dollarë për të lobuar në SHBA, kanë dalë nga Shqipëria, më pas kanë shkuar nga Rusia, në Skoci dhe më pas në SHBA. Për DASH paratë janë konsideruar si të ardhura nga Rusia. Këto janë para ruse, por të PD-së, ku sipas Bashës janë të mbledhur nga donatorët. Në vitin 2018-2019 është bërë ky shikim, ku Rama ia ka dhënë McGonigal për të verifikuar këtë. Paratë janë të PD-së, rruga ka kaluar nga Rusia.

Nëse do bëhet gurgule e madhe Basha do duhet ta sqarojë sërish. E reja këtu, sipas BBC është që kompanitë ruse të sanksionuara nga Perëndimi s eci shërbejnë Putinit, kanë përdorur një hapësirë të ligjit britanik që kanë bërë partneritet me kompanitë britanike. E theksoj, e reja këtu nuk është për PD-në.”, u shpreh Zekthi.

Latest articles

Related articles