Mazhoranca provë force. Miraton ligjet në sy të Berishistëve

Nën tymin blu të hedhur nga deputeti, Ervin Salianji dhe nën kaosin e krijuar në Parlament, deputetët socialistë kanë miratuar të gjithë projektligjet e seancës plenare të ditës së sotme.

Thirrjet “turp, turp” nga ana e opozitës nuk e kanë penguar mazhorancën që të votojë projektligjet.

Gjatë votimit, ka qenë deputeti Salinaji i cili ka hedhur tymuese blu teksa ka qëndruar në foltoren e Parlamentit, por ajo i është hequr nga duart nga njëri nga pjesëtarët e Gardës.

Por kjo nuk ka mjaftuar, pasi deputeti Salianji ka hedhur një tjetër tymuese gjatë votimit të projektligjeve

Latest articles

Related articles